LifeStyle

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini gjumë menjëherë sapo shkoni në shtrat

Pak prej nesh arrijnë të bien në gjumë sapo shtrihen në shtrat, për disa arsye. Ndonjëherë edhe pse ndjehemi shumë të lodhur dhe kemi nevojë për gjumë, sapo shkojmë në shtrat ndodh e kundërta.

Atëherë fiksojeni mirë, që para se të flini duhet t’i ktheni në ritual këto 5 praktika të thjeshta.

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini

1. Vendosni këmbët lart në mur
Vëndosni këmbët në mur në mënyrë që thembrat dhe gjunjët të jenë në të njëjtën linjë dhe duart të shtrira përgjatë trupit. Qëndroni kështu për dy minuta dhe më pas mund t’i përkulni gjunjët me kujdes.

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini
2. Qëndroni shtrirë me stomakun poshtë
Shtrihuni në një jastëk në bark dhe bashkoni duart pas shpinës. Merrni frymë thellë, përkulni shpinën dhe përpiquni të arrini thembrat me duart tuaja. Pastaj ngadalë shkoni në pozicionin fillestar dhe nxirrni frymën.

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini
3. Bashkoni këmbët në formë rombi
Shtrihuni me shpinë në një jastëk, bashkoni këmbët dhe shtrini gjunjët në anët. Duart duhet të jenë të relaksuara dhe të shtrira përgjatë trupit. Merrni frymë thellë dhe në mënyrë të barabartë. Qëndroni në këtë pozicion për 3 minuta.

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini
4. Kthehuni majtas- djathtas
Shtrihuni në shpinë, përkulni gjunjët dhe vendosini së bashku. Ngadalë anoni këmbët anash, duke i mbajtur ato me duar. Qëndroni kështu për 1 minutë, më pas ndërroni anën. Përsëriteni 2 herë për secilin pozicion.

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini
5. Shtrihuni me shpinë
Shtrihuni rehat me shpinën në një jastëk. Hapni pak këmbët dhe vendosni duart anash, pëllëmbët lart. Kujdesuni që shpina dhe koka të jenë në një vijë të drejtë. Bëni 3 frymëmarrje të thella dhe nxirreni përmes hundës. Më pas bëni 4 frymëmarrje të zakonshme. Në këtë pikë, do të ndiheni të përgjumur dhe së shpejti do të bini në një gjumë të thellë.


573ff05519a3f3045cb94bcf98jpg


7d0eb05b2db51f31806341b28bjpg



f2721d535bb4cd9cf1370e6718jpg



ac81c2500ebf43202ee2fb93d6jpg



6736fa51a9b99b8479948bfa62jpg

5 ushtrime super të thjeshta, që ndihmojnë të flini