LifeStyle

Studimi: Të rinjtë në Shqipëri të alarmuar për ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor

Në një studim të kryer nga World Vision Albania me 315 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj të moshave 8-24 vjeç nga gjashtë zona të Shqipërisë ku operon kjo organizatë, u evidentuan perceptimet e grupeve të intervistuara mbi fenomenin e ndryshimeve klimatike dhe njohuritë mbi shkaqet dhe pasojat e mundshme në jetën e përditshme e deri tek fatkeqësitë natyrore.

Gjetjet e studimit tregojnë se fëmijët kanë më pak njohuri dhe janë më pak të ndërgjegjësuar mbi pasojat e ndryshimeve klimatike, ndërsa adoleshentët dhe të rinjtë shprehen të alarmuar.

Sipas të dhënave të World Vision Shqipëri, rezulton se 52% e të rinjve të anketuar shprehen të shqetësuar për humbjen e biodiversitetit, kërcënimet shëndetësore dhe ndryshimet klimatike në rang global.

Nga ana tjetër, 50% e adoleshentëve shprehen të shqetësuar kryesisht për ndikimet e drejtpërdrejta në jetën e përditshme dhe pasojat e mundshme shoqërore, ndërsa 34% e fëmijëve janë të shqetësuar, kryesisht për motin e paparashikueshëm dhe kërcënimet e drejtpërdrejta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Ballkanit që rrezikon të preket më shumë nga ndryshimet klimatike dhe që pesëmbëdhjetë vitet e fundit ka patur një rritje të temperaturave mesatare vjetore me 1°C, si edhe shtim të zjarreve, përmbytjeve dhe stuhive
Studimi: Të rinjtë në Shqipëri të alarmuar për