LifeStyle

Lira Gjika: Si ta kuptoni nga kjo fjali e fëmijës suaj, se ai po dhunohet në kopësht

Frazat “sikur të rri në shtëpi sot” apo “më dhemb barku” mund t’i dëgjoni shpesh nga fëmijët dhe pas tyre nuk është vetëm mungesa e dëshirës, por edhe një emocion. Sipas pediatres Lira Gjika, fjali të tilla fëmijët i thonë në rastet kur ndiejnë frikë, diçka që kujton ta ketë bërë edhe vetë. Të njëjtën situatë e ka përjetuar edhe moderatorja Katerina Trungu.

“E kam bërë edhe vetë, më dhemb barku, se kisha frikë. Në klasë të dytë, e mbaj mend, më dhimbte barku prej vërteti, e duroja kur kisha qenë. Dhe ishte njëherë, se ç’kishim, më kishte ardhur zysha dhe unë stimulova dhimbje barku” – tha pediatrja.

“Frika. Këtë gjë e kam përjetuar edhe unë. Gjithë klasa e tretë ka qenë një ferr i vërtetë, sepse kam qenë në një shkollë tjetër për vetëm atë vit. Ka qenë një mësuese shumë e rreptë, e cila i dhunonte fëmijët, i dhunonte jo u bërtiste. Unë çdo ditë kisha dhimbje barku, qaja çdo ditë para se të shkoja në shkollë” – kujton Katerina. Duket se kjo gjendje përsëritet edhe sot nga fëmijët që duket se gjejnë arsye për të mos shkuar në shkollë.