ShowBizzz

Dhuna e edukatores në Tiranë, Luizi: Të merren masa, fëmijët i kam pikë të dobët

Skandali me edukatoren që ushtroi dhunë ndaj të miturës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet ka shkaktuar reagime të ashpra dhe mllef në rrjet, me qytetarët që dënojnë veprimin e edukatores, Majlinda Dehima.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli. Përmes një video në Instagram, Luizi thotë se ndihet shumë keq për rastin e rëndë të ndodhur në kopsht, ndërsa bën thirrje që shteti të marrë masat e duhura ndaj edukatores dhe të vendosë në këto pozicione njerëz të ndërgjegjshëm.

Luizi: Pas ngjarjes makabre që ka ndodhur në atë kopsht, ku edukatorja dhunoi një fëmijë, ndihem shumë keq, duke marrë parasysh që unë fëmijët i kam pikë të dobët. Uroj që shteti të marrë masa që të vejë njerëz të përgjegjshëm në ato pozicione, sepse prindërit që lënë fëmijët në ato kppshte japin jetën e tyre për ata fëmijë, sepse lumturia e çdo prindi janë fëmijët.

Kujtojmë se ka qenë prindi i 3-vjeçares i cili denoncoi në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën në mënyrë makabër, që edukatorja pranë kopshtit privat “Stinët” kishte ushtruar ndaj të miturës. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.


NewsBomb