Pavarësisht se a ju pëlqen lyerja e thonjve apo jo, nëse ju pëlqejnë të gjatë apo të shkurtë, thonjtë e ndritshëm dhe të fortë gjithmonë duken mirë dhe janë indikator i një shëndeti të mirë
Disa prej nesh jemi më me fat sesa tjerat, por, të flasim sinqerisht, ju vazhdimisht mund ta përmirësoni shëndetin e thonjve.
Gjithmonë ka pak hapësirë që t’i forconi më shumë dhe t’i bëni të duken më të mirë – e natyra mund t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim!
Më poshtë ju sjellim disa këshilla natyrale se si mund t’i bëni thonjtë më të shëndetshëm dhe më të fortë.
Vitamina E
Si funksionon: Vaji i vitaminës E jo vetëm se e përmirëson gjendjen aktuale të thonjve, por edhe i riparon dhe i drejton thonjtë e dëmtuar dhe të çarë. Gjithashtu e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rritjen e thonjve.
Si ta përdorni: Vetëm aplikojeni vajin e vitaminës E direkt në thonj.
Vaji i kokosit
Si funksionon: Vaji i kokosit është antioksidues i mirë, andaj edhe i mbron thonjtë nga efektet negative të rrezatimeve të lira. Vaji i kokosit ka edhe karakteristika shumë të mira antibakteriale dhe antikërpudhore.
Si ta përdorni: Aplikoni vaj të nxehtë të kokosit në thonj dhe në lëkurë përreth.
Uthulla e mollës
Si funksionon: Uthulla e mollës është shumë e mirë për drejtimin e thonjve, zbutjen e tyre dhe ndihmon në rritjen e tyre.
Si ta përdorni: Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe zhytni duart aty për pak minuta.