Lajme

Rakip Suli përsëri në SPAK: Erdha për të sjellë disa dokumente

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur edhe këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Jashtë Prokurorisë, Suli tha për gazetarët se erdhi për të sjellë disa dokumente që kanë të bëjnë me kallëzimin për tenderin e Rindërtimit.

“Erdha për të sjellë disa dokumente,” tha Rakip Suli.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës ishte edhe të hënën në SPAK, për shkak të hetimeve që kanë nisur për disa tendera të dyshimtë për pastrimin e qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Ai bashkë me disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kamzës dyshohen për veprat  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më herët, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokuemente në Bashkinë e Kamzës, por edhe procedurat të tenderit për pastrimin e qytetit.