Lajme

Po punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, plagoset minatori 57-vjeçar

Një tjetër incident është regjistruar në një nga minierat e kromit të Bulqizës. Burime për mediat bëjnë me dije se një minator është dëmtuar teksa ka qenë duke punuar në një nga galeritë e minierës.

57-vjeçari ka dëmtuar dorën dhe menjëherë është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht ndodhet në banesë fatmirësisht jashtë rrëzikut për jetën.

Ndërkohë, policia e Dibrës ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim.