ShowBizzz

Gjuha me terme ofenduese në BBVK ndaj komuniteteve pakicë- Reagon politikani Berisha dhe poston videon

Politikani Veton Berisha, ka reaguar lidhur me gjuhën ofenduese ndaj komuniteteve pakicë.

Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social ka shkruar se dhjetëra persona janë ndjerë të shqetësuar lidhur me përdorimin e disa termeve.

“Gjatë dy javëve që lam pas dhjetëra persona kanë reaguar dhe janë ndjerë të shqetësuar me vazhdimin e ofendimeve në këto “reality show” me përdorimin shumët të fjalës ” MAGJUPE”….!”.

Madje Berisha ka publikuar edhe një video me sekuenca, ku shihen dy banoret e BBVK, Edona James dhe Vesa Vllasaliu, duke përdorur termin “magjupe”.

“Kam pranuar disa video me sekunca ku banorët e “famshëm” qërojnë hesapet e tyre duke e përdorur këtë term dhe duke na bërë secilin prej nesh të ndjehëm tepër keq!”, ka shkruar Berisha.