Drejtuesi i emisionit “Stop” ka patur një debat me shefin e Komisariatit nr1 në Tiranë, në lidhje me posedimin e pamjeve filmike të dhunimit të tre-vjeçares në kopshtin “Stinët”.
Të ftuar në “Opinion”, Kodra ka pyetur Halan nëse është marrë ndonjë masë për edukatoren Majlinda Dehima pas transmetimit të pamjeve ku duket qartë momenti i thyerjes së këmbës së vogëlushes.
Hala i është përgjigjur duke thënë se Policia i ka marrë pamjet 1 ditë pas ngjares dhe se po hetohen në Prokurori, por Kodra i ka replikuar duke i thënë se Prokuroria nuk asnjë pamje dhe u desh që rasti të denoncohej në “Stop” që të merreshin masa.
Pjesë nga biseda
Saimir Kodra: Komisariati Numër 1 ju është referuar atyre që unë transmetova, megjithëse e kishin të gjithë DVR aty brenda. Ka sot e 8 ditë që akoma nuk e kanë zbardhur.
Saimir Kodra: A është marrë ndonjë masë për edukatoren sot? Pas pamjeve, a është marrë ndonjë masë?
Petrit Hala: Të gjitha pamjet që janë marrë, janë marrë që ditën e parë në datën 2.
Saimir Kodra: A u zbardhën se unë e di që ju i keni marrë?
Petrit Hala: Po punohet për t’i zbardhur. Janë në Prokurori dhe po punohet…
Saimir Kodra: Prokuroria nuk i ka pamjet.
Petrit Hala: Të gjitha i ka.
Saimir Kodra: Të jemi korrektë. Kam konfirmim nga Prokuroria, në Prokurori nuk kanë vajtur pamjet.
Petrit Hala: Unë vij si përfaqësues i Policisë së Shteti dhe të gjitha pamjet që janë marrë që ditën e dytë…
Saimir Kodra: Nuk ka kryer asnjë veprim, si policia, ashtu edhe prokuroria.
Petrit Hala: Janë të gjitha në material të përcjellë nga ana jonë në procedimin penal që është nisur në këtë rast.
Saimir Kodra: Ai materiali që më erdhi mua është 80 orë material, 6 kamera nga ora 8 e deri në orën 15 e 07.
Petrit Hala: Janë kryer të gjitha janë kryer veprimet proceduriale të plota.
Saimir Kodra: Nuk besoj ashtu se ka që 8 ditë dhe akoma nuk ka… U desh që ta nxirrja unë…
Petrit Hala: Edhe këto pamje që keni marrë janë me këqyrje.
Saimir Kodra: Pse nuk reaguat atëherë?
Petrit Hala: Po ndiqet nëpërmjet prokurorisë.
Saimir Kodra: Mundet që në këto pamje që sot patë tek mua të mos kishit reaguar në 8 ditë? Çfarë do të bëni pas këtyre pamjeve?
Petrit Hala: Për atë mosreagim të oficerëve të policisë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori masë të menjëhershëm për pezullimin nga puna të 3 policëve.