Lajme

3-vjeçarja u dhunua te kopshti Stinët, Mjekësia Ligjore kryen aktin e ekspertimit

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka sqaruar se është kryer ekspertiza mjeko-ligjore për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë.

Me anë të një njoftimi për mediat, shkuan se akt ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim edukatoren Mjalinda Dehima dhe zv/shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë dhe 2 nënkomisarë janë pezulluar nga detyra pas dhunimit të 3 vjeçares në një kopsht privat në Tiranë. Sipas policisë është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima ka pranuar para unifromave blu se e ka goditur me vizore të miturën, por sipas saj nuk kishte qëllim për ta dëmtuar. Dehima tha se qëllimi i vetëm ishte të bindte vajzën 3 vjeçare që të merrte pjesë në mësim.

Ajo pretendon se më pas e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe nuk ka shfaqur asnjë problem. Kur është zgjuar pas 2 orë e gjysëm, edukatorja tha se e mitura shfaqi shqetësime se ndjente dhimbje.

Në dëshminë e saj, edukatorja tregoi se vajza  me shumë mundësi është dëmtuar te krevati, prej hapësirave që ka aty. Sipas Majlinda Dehimës, në dijeni për ngjarjen është vënë edhe drejtoresha e kopshtit.

Edhe Ministrja e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen skandaloze të shënuar në koshtin “Stinët”, ku edukatorja dhunoi barbarisht, duke i thyer këmbën 3-vjeçares. Ministria e Arsimit thotë se nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.

Sakaq, kopshti “Stinët, ku ndodhi edhe ngjarja është mbyllur.