Lajme

Dëshmia e nënës që braktisi foshnjën: Kisha frikë nga opinioni sepse s’jam e martuar

Nënës 30-vjeçare që la të braktisur foshnjen e porsalindur në bodurm i është komunikuar masa “Arrest në burg”.

Burime për ReportTV bëjnë me dije se ajo do të dërgohet menjëherë te Blloku i Sigurisë sapo të dalë nga ambientet e spitalit.

Egljanta Isufi akuzohet për braktisje të fëmijës. Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se e ka fshehur shtatëzaninë pasi kishte frikë nga mendimi i të tjerëve pasi nuk ishte e martuar. Sipas saj, është detyruar ta bëjë një veprim të tillë pasi nuk donte kjo gjë të merrej vesh nga familjarët e tjerë.

Edhe pse deri më tani nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, dyshohet se foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj. Mësohet se policia është duke kqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar nënën që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.

Ende nuk dihet nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë.  Ndërkohë, asnjë informacion nuk dihet për babanë e fëmijës.

Kujtojmë se një ditë më parë, një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj. Mësohet se policia është duke kqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar nënën që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.

Foshnja ndodhet në intubim në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë në gjendje kritike për jetën.