Lajme

Ndërron jetë foshjna e sapolindur që u gjet e braktisur në një bodrum në Yzberisht

Ka ndërruar jetë foshnja e sapolindur, që u gjet dje e braktisur në një bodrum në Yzberisht.

Lajmin për vdekjen e foshnjes e bëri me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nëpërmjet një postimi në Facebook Balla shpreh keqardhje për lajmin e trishtë.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjith|”, shkruan Balla në Facebook.

Lajm në përditësim