Lajme

Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën në makinë, në kërkim shqiptari në Greqi

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është shapllur në kërkim në Greqi, pasi dyshohet se ka kryer marrdhënie seksuale me një 13-vjeçare greke. Protothema.gr raporton se ka qenë nëna e të miturës ajo që ka denooncuar rastin në polici. E ëma e 13-vjeçares ka thënë në polici se e bija është njohur me shqiptarin nëpërmjet rrjeteve sociale në Maj të këtij viti.

Sipas dëshmisë se saj 30-vjeçari ka joshur vazjën me mesazhe në rrjete sociale, duke e bindur që të takohen nga afër. Pasi e bindi, 13-vjeçarja u takua me shqiptarin në një zonë të shkretë të Nea Styra. Nga ajo që thotë e ëma e adoleshentes, 30-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj në makinë.

Mediet greke shkruajnë se takimi i të miturës me shqiptarin u zbulua kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari. Ai njoftoi nënën e tij, e cila më pas kontaktoi autoritetet.