Lajme

Tragjike në Shkodër, 18-vjeçarja konsumon fotoksinë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër, ku një e re ka ndërruar jetë pasi konsumoi fotoksinë.

Autoritetet njoftuan se 18-vjeçarja me banim në Koplik të Shkodrës, është dërguar me urgjencë për në spital pasi kishte konsumuar fotoksinë, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë rreth orës 17:00.

Nuk dihet ende shkaku i cili çoi në këtë vendim tragjik të 18-vjeçares, por grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

“Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.