Lajme

PERLA/ Pëllumbi debaton me Neshon: Më more në punë se më kishe mik, jo se isha i zoti

Deputeti socialist Arben Pëllumbi është përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme me diplomatin dhe nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Agim Nesho. Ai është shprehur se në Dhjetor ’90, Nesho e ka marrë në punë në institucionin që drejtonte se e kishte mik, jo se ishte i zoti.

I zënë ngushtë nga kjo deklaratë në mes të emisionit “Now” në Euronews Albania, diplomati Agim Neshu u përpoq të rregullonte muhabetin, duke thënë se Arben Pëllumbi e kishte merituar vendin e punës.

Megjithatë, pavarësisht tentativës së Neshos për të mbyllur diskutimin në këtë pikë, deputeti socialist u rikthye dhe shtjelloi gjithë historinë, duke u shprehur se Agim Nesho kishte shkelur ligjin dhe e kishte marrë në punë për miqësi, jo për zotësi.

Agim Nesho: E kam marrë kur më është lutur që e kam marrë në punë në Akademinë e Shkencave. Apo jo? E di unë se të njof mirë, se ke qenë punonjësi im…

Arben Pëllumbi: Se pastaj e përmbysëm atë sistemin tënd ne dhe dola privat unë, dhe nuk ndejta më nën hijen tënde.

Agim Nesho: Epo mirë bëre

Arben Pëllumbi: Se kishte shumë autokraci në atë institucionin që drejtoje ti dhe i bëje siç kishe qejf vetë

Agim Nesho: Po ty të mora njëherë në punë

Arben Pëllumbi: Më more se më kishe mik, jo se isha i zoti

Agim Nesho: Mik ty?! Jo mo nuk të njifja fare

Arben Pëllumbi: Po se s’më more për zotësi, më more për miqësi

Arian Çani: Ku e ke marrë në punë, ku e ke marrë në punë?

Arben Pëllumbi: Ja se ta them unë. Ta them unë o burrë. Në dhjetor të vitit ’90 unë konkurova te Instituti i Informacionit që drejtonte zoti Nesho, si inxhinier, dhe punova dy muaj e gjysmë aty. U bë një konkurs. Në atë konkurs dola unë fitues se e njifja Gimin, e kisha mik dhe ky shkeli ligjin dhe më mori mua në punë.