Lajme

Trageti që do të vinte në Durrës pëson avari në portin italian

Trageti i cili pritej të ankorohej në Portin e Durrësit nuk ka ardhur pas një problemi në motor.

Burime për mediat bëjnë me dije se trageti “Af Marina”, i cili ishte parashikuar që të vinte nga Italia në Durrës ka pësuar një vari në nisje duke lënë dhjetëra pasagjerë në pritje.

Sipas qytetarëve të cilët ndodheshin në traget, ai ka pësuar një defekt në sistemin e timonit. Ata kanë bërë me dije për mediat se në momentin që do të niseshin kanë ndjerë një përplasje dhe deri më tani nuk kanë asnjë informacion shtesë se çfarë ka ndodhur apo dhe orën kur do të nisen.