Lajme

“Plas” sherri, eksperti i IT “kapet” me deputetin demokrat: Je mësuar me l**..

Një debat në distancë ka lindur mes nënkryetarit të Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollakut dhe ekspertit të IT, Genti Progni.

Ka qenë vetë Progni i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkëputur një pjesë të debatit me Çollakun në rrjetet sociale. Fillimisht deputeti  demokrat e quajti Prognin si “langaraq”, ku ky i fundit më pas “shpërtheu” duke mos e “kursyer” aspak deri në përdorimin e fjalëve ofenduese.

Kreshnik Çollaku: Si ske turp që e bën dhe shkruan pislleqe të tilla. Ai është një mik dhe shok imi i fëmijërisë, në atë kojë skishte as parti e as pale. E sido të jetë e mëdo të jetë sot është mik i fëmijërisë e njeri që kemi qenë gjithë jetën në një bankë. Në kohë të Enverit do kishte qenë një sigurims i  suksesshëm. Langaraq.

Gent Progni: Kreshnik Çollaku ahahahahhaah o çmë kënaqe ahahahhaah atë punën e langaraqit mendoj që po t’ja ndryshojmë emrin në Kreshnik Çollaku ofendohet fjala langaraq, Ik more të të bëj çarçafin ktu të të sqaroj mirë siç e meriton se jeni mësuar me këta l**et që ju rrijnë vërdallë e mendoni se janë të gjithë njësoj. Meqënëse të dogji jep sqarimin pa ofendime e mos na çaj ……. shumë o profesor i nderuar.