Në komentet e tyre, meshkujt në përgjithësi përmendnin më pak ngjyra sesa femrat.
Kur përdoruesi @jscarto në X, domethënë ish-Twitter, shpërndau një foto me disa nuanca të vjollcës dhe pyeti të tjerët se sa ngjyra shihnin në të, ai sigurisht nuk e kishte menduar se do të fillonte një ortek prej disa dhjetëra mijërash komenteve.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Iluzioni i Bandave Mach”, i quajtur sipas fizikanit i cili vuri re se truri ngatërron kontrastin e theksuar në pikën e kalimit të një ngjyre në një nuancë tjetër, kështu që në shkallën e ngjyrave disa njerëz shohin 20 prej tyre dhe të tjerët vetëm tre.
Përveç kësaj, retina e syrit ‘regjistron’ imazhin ndryshe për të gjithë dhe numri i ngjyrave që shohim ndikohet ndjeshëm nga faktorë të jashtëm si p.sh. thyerja e dritës në ekranin e pajisjes që përdorim.
“Unë shoh 11 prej tyre”, tha një përdorues tjetër dhe shtoi se “suksesi” në zgjidhjen e kësaj detyre varet edhe nga shikimi ynë, kështu që të moshuarit ndoshta do të shohin më pak ngjyra pavarësisht grafikës së monitorit.
Ai u ndoq nga një 76-vjeçar i cili komentoi se “pavarësisht moshës së tij, ai sheh 13 ngjyra“, ndërsa disa njerëz shumë më të rinj shohin tre ose katër, dhe burrat në komentet e tyre në përgjithësi deklaruan një numër më të vogël ngjyrash sesa femrat.
Është vërtetuar se meshkujt janë më pak në gjendje të shohin dallimet në nuancat e ngjyrave, komentoi një përdorues dhe shtoi se “ata më shpesh vuajnë nga daltonizmi (çrregullimi i njohjes së ngjyrave), por kjo është arsyeja pse ata janë më të mirë në vërejtjen e detajeve në imazhet në lëvizje“.
Numri i ngjyrave që shihni varet kryesisht nga ekrani i pajisjes nga e cila po shikoni imazhin; nëse bëhet fjalë për smartfon, laptop apo kompjuter, kjo varet më së shumti nga drita dhe ‘gjendja shpirtërore’ e ekranit, si dhe nga ndriçimi në dhomë.