LifeStyle

Efektet e saj janë të jashtëzakonshme, ja pse duhet të provoni kurën 7-ditore me fara fiqsh dhe mjaltë kundër diabetit

Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë. Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë. Këto fruta janë shumë të pasur me vitaminat B2, B1 dhe A. Ato përmbajnë acide yndyrore dhe antioksidantë. Fiqtë janë gjithashtu të pasur me zink, kalçium, selenium, bakër, mangan, magnez dhe hekur.

Fiqtë dhe diabeti

Këto fruta janë të ëmbël, por gjithashtu përmbajnë shumë fibër e cila ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave në gjak. Kjo do të thotë se fiqtë janë fruta të shëndetshëm për diabetikët, por pa e tepruar. Diabetikët duhet të zgjedhin fiqtë me lëkurë me ngjyrë të errët të cilët janë më të pasurit në vlera. 

Minerali kalium që gjendet te fiqtë është i mirë në pakësimin e insulinës. Ju mund të mbani nën kontroll diabetin duke konsumuar mjaltë me fara fiku. Ekspertët rekomandojnë konsumin e një luge çaji me pak mjaltë dhe fara fiku për 7 ditë me rradhë. Për të nxjerrë farat e fiqve mjafton të vendosni tulin e fiqve në në tas me ujë, ta përzjeni puermes një luge të vogël dhe farat do dalin vetë.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes sepse kjo kurë kërkon mjaltë të pastër dhe organik. Nëse keni pikëpyetje për mjaltin, duhet të dini se ndikimi i mjaltit të nivelin e sheqerit në gjak është më i mirë se vetë sheqeri. Mjalti tretet më lehtë, por sidoqoftë ai duhet konsumuar me kujdes.

Gjethet e fikut kundër diabetit 

Një tjetër kurë e rëndësishme kundër diabetit është ajo e gjetheve të fikut. Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit. Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një rënie të sasisë së insulinës të nevojshme për organizmin. Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.

Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit, përtypen veçmas, por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme./Burimi “AgroWeb.org”