Policia ka arrestuar Nikolin.J, shoferin e furgonit të shkollës 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Përmet, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.
Burime për mediet bëjnë me dije se e mitura ka dëshmuar në Polici, se shoferi i furgonit kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur deri në kontakt fizik.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndëkohë shtetasi Nikolin.Gj ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje.