Lajme

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë është historike, të bëhet model për BE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka cilësuar si historike marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ajo ka deklaruar se kjo marrëveshje forcon partneritetin strategjik me Shqipërisë dhe vendos tre objektivat e rëndësishëm si lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare.

Më tej, Meloni është shprehu se marrëveshja është historike dhe mund të bëhet model për kombet e tjera, në lidhje me bashkëpunimin mes vendeve të BE dhe vendeve të treta.

“Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare.

Është një marrëveshje që për ne është historike dhe sepse mund të bëhet model për kombet e tjera, të bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve të treta.

Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dikë”, shkruan Meloni.