LifeStyle

Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë mbarojnë punë për 3 minuta në seks, më pas duan 3 orë gjumë

Gjinekologu Shkëlqim Balili ka bërë një deklaratë në një emision televiziv ku ka vënë në pah marrëdhënien seksuale.

Sipas mjekut, që femrat të arrijnë në orgazmë duhet një bashkëpunim i mirë në shtrat sa i përket seksit.

Sipas gjinekologut meshkujt shqiptarë bëjnë seks për 3 minuta dhe më pas duan të flejnë për 3 orë, ndërsa femrat duan 15 minuta paralojë dhe më pas të arrijnë në orgazmë.

“Që të arrihet në orgazmë, mashkulli duhet të jetë dirigjent i seksit. Duhet së pari që seksi të bëhet sipas mënyrës më fiziologjike dhe pastaj rëndësi ka koha, sepse femrat dhe meshkujt nuk janë njësoj përballë seksit. Meshkujt kanë një ereksion dhe për 3 minuta mbarojnë punë dhe pastaj duan 3 orë gjumë që të ngrihen, ndërsa femrat seksin ose orgazmën e kanë më të vonë dhe marrëdhëniet seksuale, dhe penetrimi që bën penisi në vaginë duhet t’i lihet kohë minimalisht 10-15 minuta që vagina të njomet dhe kjo lagje e vaginës lehtëson penetrimin, ndryshe krijon dhimbje”, thotë ai.