Lajme

Shkoi të riparonte defektin, humb jetën elektriçisti në Elbasan

Një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Muçan të Elbasanit.

Elektirçisti 60-vjeçar i OSSHEE po riparonte një defekt, në momentin kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se defekti në fshatin Muçan kishte ndodhur për shkak të motit të keq. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes tragjike të elektriçistit 60-vjeçar.