Lajme

Policia aksion në Vlorë, ngre postblloqe, kontroll automjeteve

Policia e Vlorës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion dhe është duke kryer kontrolle të automjeteve. Faxnews raporton se forca policie kanë “blinduar” hyrjen e qytetit. Aksioni i policisë vjen pas informacioneve për qarkullim të personave me armë pa leje. Forcat e policisë Vlorë po kryejnë kontrolle në të gjitha automjetet që hyjnë në qytetin bregdetar.

Rikujtojmë se dje policia e shtetit njoftoi për një operacion në të gjithë vendin, ku arrestuan 25 persona, 20 prej tyre të shpallur në kërkim, nje për vrasje dhe grabitje. Pas reagimit të ministrit të brendshëm Balla, duket se aksioni është vazhdimi i operacionit ”Sundimi i Ligjit” për ndalimin dhe goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje.