Lajme

Erdogan godet sërish: Izraeli po hakmerret me njërëzit e pafajëshm të Gazës

“Izraeli po hakmerret … mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e Gazës”, thotë Presidenti Erdogan, duke ritheksuar thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.

“Ajo që është urgjente në Gaza nuk janë pauzat për disa orë, por ne kemi nevojë për një armëpushim të përhershëm. Ne nuk mund t’i vendosim rezistentët e Hamasit që mbrojnë atdheun e tyre në të njëjtën kategori me pushtuesit,” shtoi presidenti turk.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar ashpër kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe pret anëtarët e Hamasit, të cilin nuk e sheh si një “organizatë terroriste”, ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerë në Perëndim.

Sipas Eredogan një zgjidhje e përhershme e konfliktit varet nga formimi i një shteti palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967.

“Ne besojmë se një konferencë ndërkombëtare e paqes do të sigurojë bazën më të përshtatshme për këtë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përpjekjet e nevojshme, duke përfshirë edhe si garantues”.

Iyad al-Buzum, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Gaza, lëshoi ​​një apel tjetër drejtuar shteteve arabe dhe islamike duke u kërkuar atyre që të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm përpara se të jetë tepër vonë”.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të botës arabe dhe islamike … të marrin masa praktike që do të ushtronin presion mbi okupimin izraelit dhe administratën amerikane për të ndaluar agresionin brutal izraelit,” tha al-Buzum në një deklaratë.

“Populli ynë po i nënshtrohet gjenocidit … para syve të kësaj bote të padrejtë,” tha ai.