Aroma e mirë dhe karakteristike e bëjnë vajin e kokosit një ndër produktet më të dashura për shumë femra, sidomos në trajtimin e flokëve, por edhe si ushqyes për lëkurën. Mirëpo vaji i ullirit, një magazinë e vërtetë vlerash acidesh yndyrore Omega 3 dhe antioksidantësh, është një aleat i shkëlqyer nëse doni të eleminoni strijat, ose smaliaturat e ndryshme. Living ju fton të zbuloni dy super trajtime që mund t’i përdorni në çdo kohë:
1.Vaj kokosi + vitaminë E
Kombinimi i vajit të kokosit me vitaminën E jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por ju shpëton një herë e mirë nga strijat e bezdisshme, sidomos nëse janë të sapoformuara. Merrni dy lugë gjelle vaj kokosi dhe ngrohini në proces banjomari. Pasi të jetë ftohur paksa, merrni 6 kapsula vitaminë E, hapini me kujdes dhe bashkojini me vajin. Vazhdoni përzierjen e tyre dhe aplikojeni në lëkurë me anë të masazheve paska të forta. Nëse keni furçë akoma edhe më mirë. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të fohtë. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në ditë.
2.Vaj kokosi dhe llum kafeje
Duke filluar që sot mos e hidhni më llumin e kafesë, por ruajeni diku që të mund të realizoni këtë recetë, e cila eleminon jo vetëm strijat, por edhe shenja të tjera në lëkurë. Ju nevojiten 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle ujë, 50 ml xhel Aloe vera dhe 100 gr llum kafeje. Vendosni të gjithë përbërësit në zjarr dhe përziejini me lugë druri derisa të formohet një masë e dendur dhe homogjene. Kujdes, nuk duhet të tkurret plotësisht. Ruajeni në një vazo qelqi dhe përdoreni gjithmonë pas dushit. Mjafton të merrni pak me mollëzat e gishtave dhe të masazhoni zonat ku keni strija me lëvizje rrethore. Njëlloj si më parë, duhet të shpëlaheni me ujë të ftohtë dhe tës fshiheni.