Keni njohur një mashkull për të cilin mendoni që është i mirë për ju, mirëpo ai ka qenë i martuar,madje ka edhe fëmijë. Nëse megjithatë dëshironi që të argëtoheni me mashkullin i cili ka fëmijë, patjetër duhet të kini kujdes për disa gjëra të rëndësishme.
Duhet ta keni të qartë se ç’kërkoni ju nga jeta, mirëpo jini e sinqertë ndaj vetes. Bisedoni me partnerin dhe për planet e tij dhe pyeteni a dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë.
Kjo është e nevojshme në mënyrë që të dini si të veproni dhe që të mos ju ngjajë që nesër të dëshironi të martoheni dhe të keni edhe fëmijë, ndërkaq ai të mos dëshirojë atë që ju e dëshironi.
Duhet ditur patjetër që për meshkujt fëmijët janë në plan të parë dhe që gjithmonë do të jenë para jush. Prandaj, mendoni se a jeni e gatshme për një hap të këtillë, sepse do të mund të ndodhë që ai të heqë dorë nga takimi me ju për të qenë me fëmijët.
Bisedoni me të se çfarë raportesh ka me ish-gruan, sepse megjithatë duhet patjetër të komunikojë me të për shkak të fëmijëve. Mendoni mirë për këtë se a ju pengon raporti i tij me ish-gruan, në mënyrë që më vonë të mos shkaktoni probleme rreth kësaj çështjeje.
Pasi të keni vendosur që të filloni lidhje serioze me mashkullin e këtillë, me siguri do të vijë koha kur do të njihni edhe me fëmijët e tij. Nevojitet goxha kohë dhe durim deri sa t’ju pranojnë fëmijët e tij, andaj duhet të jeni e gatshme për këtë.
Fëmijëve gjithsesi duhet patjetër t’ua sqaroni që e doni babanë e tyre, mirëpo gjithashtu që dëshironi të jeni miq edhe me ta.
Kurrë para fëmijëve nuk bën të flisni keq për nënën e tyre, përpiquni që momentet të cilat do t’i kaloni me ta të jenë të përmbushura me buzëqeshje.