Lajme

Arrestimi i trafikantëve në Kavajë, Balla: ‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i Ligjit’ vijojnë

Ministri i Brendshëm, Taulan Balla ka reaguar lidhur me arrestimet e 5 personve të tjerë gjatë ditës së sotme në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” në Tiranë dhe Kavajë.

Katër personat kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi akuzohen për shitje të lëndës narkotike. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shetasi Besnik Dulla, 31 vjeç, Xhevahir Hoti, 33 vjeç dhe Zeqir Krasnaj, 23 vjeç dhe Flori Gjuzi, 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Ai tha se operacionet vijojnë dhe se priten çdo ditë e më shumë rezultate.

Reagimi i plotë i Ministrit të Brendshem, Balla:

Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në  Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Presim më shumë rezultate çdo ditë.