LifeStyle

Në janar nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës, për vajzat mbi 14 vjeç

Një vit nga aplikimi i vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës për vajzat 13-vjeç, Instituti i Shëndetit Publik do të fillojë një fushatë edhe për moshat e tjera.

Në janar të 2024 do të nisë vaksinimi i vajzave 14 deri 20 vjeç të cilat duan të mbrohen nga virusi që shkakton kancerin e qafës së mitrës.  Fushata e vaksinimit do të zgjasë rreth 6 muaj dhe për këtë proces janë siguruar 10 mijë doza.

Ndërsa për vajzat 13 vjeçare vaksinimi do të vijojë normalisht sipas kalendarit.

Në disa shtete europiane vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës aplikohet edhe tek djemtë të cilët janë mbartës të virusit. Në Shqipëri vaksinimi ka nisur me vajzat dhe ky është viti i dytë, ku pritet ta kryejnë mbi 15 mijë vajza 13 vjeçare.

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë tumorale më e përhapur tek femrat.  Çdo vit në Shqipëri raportohen 100 raste të reja të cilat e konstatojnë sëmundjen në stade të avancuara. Kjo sëmundje mund të parandalohet përmes kontrolleve periodike dhe vaksinimit kundër virusit që e shkakton kancerin./A2CNN

Në janar nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së