Lajme

Gjendje e jashtëzakonshme në Islandë: Priten shpërthime të vullkanit në çdo kohë

Ekspertët në Islandë thanë se mundësia e një shpërthimi vullkanik po rritet, duke paraqitur një kërcënim për një qytet tashmë të evakuuar.

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh. Autoritetet kanë urdhëruar mijëra njerëz që jetojnë në qytetin jugperëndimor të Grindavík të largohen si masë paraprake.– raporton BBC

Zyra Meteorologjike Islandeze ka deklaruar se shpërthimi mund të fillojë në çdo kohë në ditët e ardhshme.

‘’Kjo është arsyeja pse ne po flasim për një shpërthim të afërt për fat të keq. Ana më e mundshme e shpërthimit duket të jetë brenda kufirit të qytetit të Grinadvik,” tha Thor Thordason, profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës për BBC.

Javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje rreth vullkanit Fagradalsfjall aty pranë. Ato janë përqendruar në gadishullin Reykjanes të Islandës, i cili kishte mbetur i fjetur ndaj aktivitetit vullkanik për 800 vjet përpara një shpërthimi të vitit 2021.