Lajme

Ledri konfirmon ndarjen? Fshin nga “Youtube” këngën me Sara Hoxhën

Disa muaj më parë artisti i njohur, Ledri Vula solli një nga projektet më të dashura nga publiku ku në videoklip ishte me Sara Hoxhën.

Por nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet më.

Ky veprim vjen tre ditë pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja.

Dyshja në fjalë deri tani nuk kanë reaguar dhe duket se po e shfrytëzojnë këtë “zhurmë”, Ledri në muzikë dhe Sara me reklamimet e saj në Instagram.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, dyshja takohen vetëm për arsye të vajzës së tyre Poem Blu. Nga ana tjetër disa po e akuzojnë çiftin se po gënjejnë publikun vetëm për vëmendje.