Bota

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin Mesdhe, 5 viktima

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se një avion ushtarak është rrëzuar në Detin Mesdhe, të premtën e 10 nëntorit, gjatë një stërvitje, duke shkaktuar vdekjen e 5 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

Sipas mediave të huaja, rrëzimi i avionit në Detin Mesdhe ndodhi gjatë një misioni rutinë për kalimin e karburantit mes avionëve në kushte fluturimi, si pjesë e trajnimit ushtarak.

“Gjatë një misioni rutinë të karburantit ajror si pjesë e stërvitjes ushtarake, një avion ushtarak amerikan me pesë pjesëtarë të shërbimit u rrëzua në Detin Mesdhe. Të pesë anëtarët e shërbimit në bordin e avionit u vranë”, tha EUCOM në një deklaratë.

Uashingtoni ka nxituar mbështetjen ushtarake për Tel Avivin dhe ka forcuar forcat e tij në rajon, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford dhe anije të tjera luftarake pasi grupi i Hamasit sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz.



/tiranapost