Lajme

Mediat ekuadoriane për Dritan Rexhepin: Krijoji lidhje me politikanë të lartë

efundit

Dy vite pasi një gjykatës në Ekuador i dha Dritan Rexhepit lirimin e parakohshëm dhe më shumë se një vit pasi autoritetet ekuadoriane nuk e dinin vendodhjen e tij, pasi “Escobari shqiptar” nuk respektoi masat e vendosura, emri i tij u bë sërish qendër e mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre të huajave.

Dy ditë më parë aurotietet turke raportuan se Rexhepi, kreu i grupit narkokriminal të njohur si Kompania Bello, u arrestua në Stamboll në kuadër të një operacioni të përbashkët “Cartel”, ku u përfshinë edhe policia italiane si dhe ajo shqiptare.

Lidhur me arrestimin e tij mediat në Ekuador kanë bërë një artikull të gjatë për shqiptarin dhe lidhjet e forta që ai ka pasur me biznesmenë, trafikantë si dhe politikanë.

Rexhepi u zhduk nga radarët e autoriteteve ekuadoriane në fillim të vitit 2022, kur nuk respektoi masën e vendosur nga gjykatësi Diego Poma, për lirimin me kusht të Rexhepit për shkaqe shëndetësore.  Në vend të arrestit me burg, atij iu vendosën pranga elektronike dhe ndalini i daljes jashtë vendit.

Ai ishte ndaluar që nga viti 2014, pasi ishte një nga njëmbëdhjetë të kapurit në operacionin ‘Ballkanik’ të kryer në Ekuador. Ai u dënua në Ekuador me 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, nga të cilat kreu vetëm shtatë. Ai u la i lirë me kush në 2021, pavarësisht kërkeseva të bëra nga Italia dhe Shqipëria për ekstradimin e tij.

Në fillim të vitit 2023, audiot dhe informacionet e rrjedhura nga media dixhitale La Posta , në kuadër të një operacioni të quajtur ‘Kumbari i madh’, nxorën në sy të publikut Dritan Rexhepin ose Dritan Gjikën (shqiptari mbante të paktën gjashtë emra të rremë për të lëvizur dhe për të bërë ‘biznes’). Raportet nga Operacioni Leon de Troya  thonin, ndër të tjera, se Rexhepi mbante një marrëdhënie biznesi me Ruben Cherres. Ata themeluan rreth 13 kompani, shumica prej tyre të lidhura me kompanitë e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme.  Nga përgjimet policia arriti që të zbulonte me dhjetra biseda mes Çerrës, Rexhepit dhe personave të tjerë të cilët ishin pjesë e mafias shqiptare.

Marrëdhëniet e zbuluara mes Cherres, Rexhepit dhe mafies shqiptare tërhoqën vëmendjen jo vetëm sepse ishin biznese që me sa duket kishin të bënin me krijimin e kompanive frontale për transportin e drogës nga Ekuadori në Evropë dhe pastrim parash, por edhe për miqësinë e ngushtë të Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i presidentit të Republikës, Guillermo Lasso.

Në raportet e policisë thuhej se karteli i udhëhequr nga Rexhepi transportonte ngarkesa të panumërta miliona dollarëshe droge, nga vendet e Amerikës së Jugut në Evropë. Gjithashtu thuhet se Rexhepi, gjatë kohës që ishte i arrestuar në Ekuador, vazhdonte të drejtonte rrjetin e drogës.

Dritan Rexhepi ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte dënime për vrasje me dashje, trafik droge, rrëmbim, falsifikim dokumentesh udhëtimi dhe armësh. Para se të mbërrinte në Ekuador, shqiptari ishte arratisur nga burgjet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.