Se herë keni pyetur veten mbase po i pëlqeni dhe a ekziston shansi që ta bëni për vete?
Nëse pyesni se a i pëlqeni apo jo ndokujt, ky hulumtim mund t’i përgjigjet dyshimit tuaj. Ekziston mënyra e thjeshtë që ta zbuloni këtë, edhe kur ai person nuk ju thotë asnjë fjalë.
Shkencëtarët e kolegjit “Wellesley” në Kansas, kanë bërë një hulumtim të përbashkët në të cilin kanë konstatuar që nëse mashkulli e shikon femrën vetëm në fytyrë, nuk e përjeton në mënyrë romantike.
Nga ana tjetër, nëse shikimi i mashkullit lëshohet në drejtim të gjoksit apo në pjesën e kërdhokullave, është shenjë që femra i pëlqen mashkullit.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 105 persona nga të cilët është kërkuar që të shikojnë fotografitë e femrave dhe të meshkujve dhe të përgjigjen se a do të dëshironin që me personin nga fotografia të kishin vetëm miqësi apo lidhje dashurie.
Shkencëtarët pastaj kanë ndjekur lëvizjet e syve të tyre dhe kanë vërtetuar teorinë që meshkujt me lëshimin e shikimit në drejtim të gjoksit dhe kërdhokullave të femrave, pikërisht vlerësojnë aftësitë e tyre riprodhuese, gjë që ka lidhje me evolucionin.
Qëllimi i studimit ka qenë që të mësohet se a i është dikush dikujt joshës, dhe nëse dikush ju shikon vetëm në fytyrë kjo do të thotë që atij personi fare nuk i pëlqeni, ju përjeton vetëm në mënyrë seksuale.