Lajme

U shkarkua nga posti, kush është Suella Braverman, “urrejta” e saj për shqiptarët

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, u shkarkua ditën e sotme pas kritikave që ka bërë lidhur me protestat pro-Palestinës.

Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet, ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre. Javën e kaluar, Braverman shkroi një artikull në gazetë ku akuzoi policinë se lejuan protestën pro-Palestinës të vazhdojë në Ditën e Armëpushimit.

Në artikullin e saj, sekretarja e brendshme i përshkroi edhe një herë protestuesit pro-palestinezë si “marshues të urrejtjes” dhe shtoi: Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën. Ato janë një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara veçanërisht islamikët  të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste, përfshirë Hamasin.

Kryeministri, Rishi Sunak, u vu nën presion për të vepruar pasi një nga kabineti i tij qeveritar po akuzohej për minimin e pavarësisë operacionale dhe besimit të publikut te Policia.

Kritikët, si nga partitë e opozitës ashtu edhe nga deputetët e tjerë konservatorë, i quajtën komentet Braverman “fyese” dhe “inflamatore”. Gjatë fundjavës, protestuesit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë në Westminster. Diku tjetër, marshimet pro-palestineze përfunduan gjithashtu me arrestime. Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak i tha Suella Braverman se donte që ajo të largohej nga qeveria dhe se asaj nuk iu dha asnjë post tjetër.

Braverman ka reaguar pas shkarkimit të saj duke u shprehur se ishte ndjerë e privilegjuar që kishte qenë sekretare e Britanisë.

“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”, tha Braverman.

Suella Braverman duke u larguar nga banesa e saj ne Londer pas shkarkimit
Suella Braverman duke u larguar nga banesa e saj ne Londer pas shkarkimit

Por, kush është Suella Braverman?

Ajo u bë me njohur për shqiptarët pas deklaratave fyese të bëra një vit më parë për emigrantët. Braverman i quajti emigrantët shqiptarë kriminelë dhe pushtues.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Lidhur me këtë asoj kohe reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi deklaratat e saj si  “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas kësaj deklarate në Londër shpërthyen dhe protestat. Me flamujt kuqezi  në Westminster Bridge qindra shqiptarë dolën në protesta dhe kërkuan shkarkimin e saj.

Shqiptaret ne proteste
Shqiptaret ne proteste

 

Është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer kodin ministror. Ajo asoj kohe në letrën e dorëheqjes dërguar kryeministrit , pranonte se kishte shkelur rregullat e sigurisë së qeverisë, duke thënë: Kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë, jap dorëheqjen.  Sunak e riemëroi atë më pak se një javë më vonë, kur mori detyrën si kryeministër.