
Ben Affleck dhe ish-gruaja Jennifer Garner janë mishërimi i bashkëprindërve të lumtur. Së fundmi ata janë parë të lumtur teksa kanë ndjekur ndeshjen e basketbollit të djalit të tyre Samuel në Los Angeles.
Ylli i Town, 51, u fotografua duke qeshur me bukuroshen Alias, 51, teksa ata biseduan, vetëm disa ditë pasi u panë së bashku në Santa Monica.
Regjisori i Argo, i cili tani është i martuar me Jennifer Lopez, 54 vjeç, dukej i lumtur dhe tejet i buzëqeshur gjatë një bisede me Garner. Gjatë martesës së tyre 13-vjeçare, Ben dhe Jennifer mirëpritën së bashku tre fëmijë. Përveç Samuelit, 11 vjeç, ata kanë vajzat Violet, 17 dhe Seraphina, 14.
Kjo nuk është hera e parë që Ben Affleck fotografohet i lumtur me ish-bashkëshorten e tij. Dhe shpesh në media kanë qarkulluar lajmet se këto dalje nuk janë pritur mirë nga Jennifer Lopez
Kujtojmë që pak javë më parë ata u kapën ‘mat’ në makinën e yllit të “Armageddon” në Los Angeles, duke ndarë një përqafim të ngrohtë.
Mbetet për t’u parë nëse pas fotove të radhës do të ketë ndonjë reagim nga Jennifer Lopez..
Galeria fotografike