Lajme

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Durrës

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Kufoma është parë nga kalimtarë të rastit në zonën e sektorit Iliria.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 53-vjeçarja banuese në Tiranë dyshohet se të jetë mbytur aksidentalisht në det

Ndërkohë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për kryerjen e autopsisë, por nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

“Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.