ShowBizzz

Pretendoi se ishte ai që zbuloi talentin e Dafines, partneri i kengëtares bën postimin ironizues për Bleron

Blero Muharremi në një bisede me banorët e “BBVK” u shpreh se ka qenë ai i pari që e zbuloi talentin për muzikë të Dafina Zeqirit.

“Produktiviteti i Dafinës ka filluar kur i ka pasur 16 vjeçe, e kam dëgjuar edhe i kam thënë hajde me mua në studio. Shyqyr që i kam thënë ashtu dhe prej aty e kemi një super yll”, deklaroi Blero.

Kjo deklaratë e Bleros ka kaluar pa u komentuar nga Dafina por së fundmi ka ardhur një reagim nga partneri i saj.

Kreshnik Gjergji ka postuar një foto të Bleros i sapo zgjuar nga gjumi teksa i ka vendos disa emoj duke qeshur.

Duket se deklarata e këngëtarit nuk i ka pëlqyer partnerit të Dafinës.



lokimagazine