Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës.
Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin.
Më poshtë, abcnews.al ju ka sjellë disa nga simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni, nëse doni të shmangni problemet serioze të shëndetit.
1. Lodhja dhe nervozizmi
Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelet e energjisë dhe humorin tuaj. Hipotiroidizmi shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjen e forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.
2. Ndryshimet në rrahjet e zemrës
Hormonet tiroide prekin pothuajse çdo organ në trup dhe mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës. Njerëzit me çrregullim të gjëndrës tiroide të manifestuar rishtazi mund të vërejnë se frekuenca e rrahjeve të zemrës së tyre mund të jetë ulur ose rritur, informon abcnews.al.
3. Humbje ose shtim të peshës, në mënyrë dramatike
Një ndryshim drastik i peshës është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes tiroide. Një rritje ose ulje e peshës që ndodh në një periudhë të shkurtër kohe mund të nënkuptojë një nivel shumë të ulët ose shumë të lartë të hormoneve tiroide.
4. Lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë
Lëkura e thatë që kruhet mund të jetë shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Në mënyrë të ngjashme, duhet të ndiheni të alarmuar nëse thonjtë tuaj bëhen të brishtë me vija vertikale të dukshme që shfaqen përgjatë sipërfaqes, informon abcnews.al.
5. Problemet e rregullimit të temperaturës së trupit
Sëmundja e tiroides mund të dëmtojë aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën e tij. Ju mund të përjetoni të dridhura ose, anasjelltas, të shfaqni djersitje të tepruar dhe të ndjeni nxehtësi.
6. Ënjtje të qafës
Ënjtja ose zmadhimi i zonës së qafës është një shenjë e dukshme e problemeve me gjëndrën tiroide. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje simptomave të tilla, informon abcnews.al.
7. Dhimbje muskulore dhe kriza
Manifestimet e hipotiroidizmit mund të përfshijnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Në shumicën e rasteve, këto simptoma shoqërohen me ënjtje të muskujve ose me një tumor që shtyp nervat.