Lajme

Kurti: I duhet bërë presion Beogradit për të nënshkuar marrëveshjen

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti në Vjenë më Forumin Ekonomik ka folur në lidhje me Serbinë, e cila refuzon të nënshkruaj marrëveshjen për normalizimin e marrëveshjeve.

Ai është shprehur se Serbia refuyon të pranojë marrëeshjen që do të thotë të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe tha se e pranon marrëveshjen vetëm në koncept, por jo edhe në përmbajtje. Prandaj ky rezervimi pas arritjes së marrëveshjes është duke u përkeqësuar.

Eskalimi ka ndodhur sepse përkundër marrëveshjeve verbale ose gojore në një tekst të plotë, nuk ishte nënshkruar, madje as në margjinat e samitit të Këshillit të Europës më 26 tetor. Duhet më tepër presion në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen për të cilën jemi pajtuar dhe gjithashtu na nevojitet integrimi europian, sepse nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në, duhet të jetë drejt BE-së, me BE-në dhe Procesi i Berlinit mund të jetë më i thellë dhe më i intensifikuar”, tha ai.