ShowBizzz

“Tik Tak”-et e zemrave të Fidanit e Ritës dëgjohen në videoklipin e këngës së re

“Tik Tak” është titulli i projektit të fundit nga Rita e Fidani, çifti simpatik i skenës sonë muzikore.

Dyshja i kanë dhënë dritën jeshile një tjetër këngë, e cila ka premisat e hitit dhe vjen e shoqëruar me videoklip mjaftë atraktiv, shkruan “Kosovarja”.

Çifti janë të pëlqyer dhe ja kanë dalë që të jenë mjaftë produktiv në skenën tonë muzikore.

Edhe ky projekt, vjen nga produksioni i njohur muzikor, “Produksioni Arboni” në Gjilan.