Lajme

Të ardhurat e deputetëve më të larta se të Presidentit (shifrat)

Në maj të këtij viti Parlamenti i Shqipërisë votoi për rritjen e pagave për deputetët, ministrtat, presidentin, kryeministrin dhe punonjësit e administratës publike. Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve u dyfishua nga 156.770 lekë në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 Euro).

Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga iu në thuajse 400.000 lekë (3.636 Euro) nga 228.000 lekë. Paga e presidentit shkoi në 425 mijë lekë (3.863 Euro) nga 257 mijë lekë.

Por nuk mbaron me kaq. Bashkë me pagat janë rritur edhe shpërblimetm duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit.
Ndërkaq shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë cdo muaj.

Pasqyra financiare tregon se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament. Nga borderorja e muajit të fundit të ekzeketuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.