Psoriaza është një sëmundje inflamatore e lëkurës me origjinë autoimune dhe në përgjithësi kronike. Sapo shfaqen simptomat e para ato mund të ndikojnë në psikologjinë tuaj dhe të fëmijës, ndaj është shumë e rëndësishme të dini se si mund t’i trajtoni.
Ajo karakterizohet nga skuqje dhe puçrra në lëkurë. Mund të mos jetë ngjitëse, por edhe e trashëguar. Psoriaza mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë më shpesh shfaqet në zonën e bërrylave, duarve, barkut ose shpinës. Zakonisht fillon të shfaqet në adoleshencë, por jo domosdoshmërisht, pasi prek edhe fëmijët.
Disa shkaktarë të psoriazës janë:
Infeksionet bakteriale ose virale
Dëmtime të lëkurës
Faktorët psikologjikë, veçanërisht stresi
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit, ose e kundërta mungesa e rrezeve të diellit.
Megjithatë disa rekomandime se si mund ta trajtoni psoriazën janë:
Përdorni xhel dushi delikat dhe shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.
Duke qenë se i ftohti mund të përkeqësojë gjendjen, përdorni rroba të ngrohta dhe mundësisht të përbëra nga fibra natyrale.
Ndiqni këshillat e mjekut me përpikmëri dhe gjithmonë qëndroni në mbështetje të personave me psoriazë, pasi siç e cilësuam edhe më sipër ndikon shumë në psikologjinë e individit.