LifeStyle

Harrojeni se mund t’ua hidhni, këto dy shenja të horoskopit kapin çdo gjë në ajër

Edhe pse nuk na pëlqen ta pranojmë, të gjithëve na ka ndodhur që në një moment të caktuar të jetës sonë të jemi gënjyer dhe mashtruar nga të tjerët. Mund t’ua kemi vënë fajin shumë gjërave: dashakeqësisë që fle tek secili prej nesh, besimit të tepruar, mungesës së vigjilencës etj.

Por sikur t’u themi që fajin e kanë edhe shenjat e horoskopit? Pikërisht siç e lexoni, disa shenja janë më të ndjeshme, kurse këtyre të dyjave nuk ka shanse t’ua hidhni. Ja cilat janë ato:

Binjakët: Personat e shenjës së Binjakëve cilësohen si njerëz racionalë. Ata mendojnë se vendimet duhet të merren vetëm pas një analize logjike e që emocionet duhet të shmangen dhe të kontrollohen. Çdo ditë e tyre është e planifikuar dhe e studiuar në detaje, si në punë ashtu edhe në jetën private, kështu që vështirë t’u hidhni hi syve pasi i kanë planifikuar gjërat 1000 herë para jush.

Bricjapi: Personat e lindur në shenjën e Bricjapit njihen ndryshe si strategët e zodikaut. Janë gjithmonë inovativë, të mirë organizuar dhe analitikë të lindur. Dinë të vlerësojnë gjithmonë të gjitha “pro-të” dhe “kundër” të çdo situate që u del përpara. Kanë për detyrë të zgjidhin edhe problemet më të komplikuara, sepse këta persona kanë një mendje shumë të qartë. Kjo gjë i mban larg aventurave të pakëndshme.