LifeStyle

Keni probleme me sistemin tretës? Këto janë ushqimet që duhet t’i hiqni nga dieta juaj e përditshme


Sindroma e zorrës së irrituar është një nga sëmundjet më të shpeshta gastrointestinale. Studime të shumta thonë se dieta luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe kontrollin e këtij çrregullimi.

Në këtë artikull, ne do t’ju japim disa këshilla të dobishme për të përmirësuar sindromën e zorrës së irrituar, përmes dietës së përditshme. 

 

Çfarë është sindroma e zorrës së irrituar?

Sindroma e zorrës së irrituar (IBS), është një sëmundje kronike funksionale e traktit gastrointestinal. Simptomat kryesore të tij janë dhimbjet ose shqetësimet e barkut, ënjtja e barkut dhe çrregullimet e zorrëve (kapsllëk ose diarre).

Dieta e një personi me sindromën e zorrës së irrituar duhet të jetë e zgjedhur dhe e personalizuar, si psh:

​Moderoni konsumin e fibrave të patretshme në mënyrë që të mos e përkeqësoni gjendjen.

Rritja e konsumit të fibrave të tretshme, në dietë përmes perimeve, janë ideale.

Shmangni ushqimet me yndyrë, agrumet (veçanërisht portokallin) dhe spinaqin, për të ulur dhe neutralizuar efektin laksativ të kripërave në zorrën e trashë.

Ulni konsumin e fruktozës (sheqer i thjeshtë që gjendet kryesisht në fruta). Zgjidhni fruta me pak sheqer dhe më të pasur me pektinë, si mollët me lëvozhgën e tyre. Nuk rekomandohet të pini lëngje frutash ose nektarë.

 

Keni probleme me sistemin tretës? Këto janë ushqimet që