Një shqiptar ka tentuar që t’i verë flakën postobllokut në hyrje të Prokurorisë të Monzës, Itali.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës, ku 60-vjeçari ka spërkatur me pesë litra benzinë hyrjen e Prokurorisë.
Ka qenë roja i sigurisë ai i cili ka ngritur alarmin dhe menjëherë është bërë e mundur ndërhyrja e Policisë, të cilët kanë neutralizuar shqiptarin dhe e kanë penguar që t’i vendosë zjarrin.
Nga informacionet e para mësohet se shqiptari me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, për ish-vendin e tij të punës.
Ai është dërguar në Komisariat ku dhe është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.