Bota

Komisioni Europian: Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nuk shkel ligjin e BE-së

Komisioni Europian pas një analize të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët ka dalë në përfundimin se ajo nuk i shkel ligjet e BE-së.

“Ligji i BE-së nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të BE-së. Por duke pasur parasysh anëtarësimin e Italisë në bllok dhe miratimin e detyrueshëm të legjislacionit të përbashkët, rregullat që do të zbatohen brenda qendrave shqiptare do të jenë efektivisht të natyrës europiane dhe do të imitojnë kuadrin që zbatohet në tokën italiane. Italia është në përputhje me ligjin e BE-së, kështu që kjo do të thotë se këto janë të njëjtat rregulla. Por duke folur ligjërisht, nuk është ligji i BE-së, por është ligji italian që ndjek ligjin e BE-së”.- tha komisionerja për punët e Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.



/tiranapost