Lajme

Qese me mijëra paund dhe drogë, arrestohen 2 te rinj

Policia e Kuçovës gjatë vijimit të operacionit “Tempulli” ka goditur një tjetër rast të shitjes së drogës.

Në pranga kanë rënë Andrea Bizdani dhe Florjan Kërkuta të cilët posedonin një sasi prej 20 mijë e 600 paund dhe 3 milionë lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.

Gjatë kontrolli policia ka sekuestruar dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

Kujtojmë se operacioni ‘’Tempulli’’ vijon prej muajsh dhe ka si synim të godasë veprimtarinë kriminale ”shpërndarjen dhe prodhim e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetime proaktive dhe kontrolle në terren, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët nga hetimet në kuadër të megaoperacionit, rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.
Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.
Si rezultat i hetimeve intensive, të ndjekura me metoda proaktive, nga Policia dhe Prokuroria e qarkut Berat, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasit A. B., 23 vjeç dhe F. K., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës. Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. B. u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit F. K., u gjetën 2 shkopinj metalik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.