Lajme

Tronditëse në Tiranë, 2-vjeçarja dhunohet dhe digjet me cigare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 2-vjeçare është dërguar në spital me shenja djegieje cigaresh.

Raportohet se vogëlushja është dërguar në Urgjencën e Pediatrisë mbrëmjen e djeshme, shkruan “Syri Tv”.

Ka dyshime të forta se 2-vjeçarja është dhunuar dhe djegur me cigare nga familjarët e saj. Vajza ndodhet e shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë. Pritet që policia të japë më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.