Lajme

4-vjeçarja lëndohet në çerdhen në Krujë

Një 4-vjeçare është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Krujës. Referuar njoftimit të uniformave blu mësohet se e mitura e shoqëruar nga familjarët e saj është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se 4-vjeçarja është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.